Pas shkëputjes së gjatë nga ekrani Arbana Osmani ka filluar emisionin e saj “Dua të bëj të lumtur” i cili në qendër ka njerëzit e thjeshtë.
Ditën e sotme Arbana ka publikuar disa foto ku shfaqet me logon e emisionit por ajo që mori gjithë vëmendjen e mediave ishte komenti epik i një fansi.
“Aman fto ndonjë politikan aty, se është shtrënguar pak puna, e nuk vjedhin dot kaq hapur. Jepi pak lumturi” dhe moderatorja nuk ka hezituar duke i kthyer menjëherë përgjigje “Kurrë”.
Pas përgjigjes së arbanës të gjithë ndjekësit kanë reaguar duke e mbështetur moderatoren për vendimin e saj.














