“NA PARAGJYKOJNË SE JEMI SHQIPTARË”/ rrëfehet Dua Lipa (FOTO) – AlpeGossip
“NA PARAGJYKOJNË SE JEMI SHQIPTARË”/ rrëfehet Dua Lipa (FOTO)

“NA PARAGJYKOJNË SE JEMI SHQIPTARË”/ rrëfehet Dua Lipa (FOTO)

Në një intervistë për revistën prestigjoze “Elle”, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj dhe fillimin e vështirë të karrierës, të cilës tashmë po i shijon suksesin e madh.

Këngëtarja tregon se kur jetonin në Londër, mamaja e saj studionte Juridikun, ndërsa babai bënte muzikë dhe studionte për stomatologji.

“Prindërit e mi punonin në lokale dhe në kafene, ndërsa babai shkonte në universitet në të njëjtën kohë. Një nga gjërat që mësova nga prindërit e mi ishte mënyra si u përshtatën me rrethanat, pavarësisht gjithçkaje.”- rrëfen Dua.

Këngëtarja tregon se kur ishte në moshën 9-vjeçare, nisi të shkonte në shkollën “Sylvia Young Theatre”, ku kishte studiuar edhe Amy Winehouse. Atje, mësuesi i kishte zbuluar talentin në muzikë dhe zërin e veçantë, ndryshe nga çdo moshatar tjetër. Ai e kishte vënë shpesh të këndonte para nxënësve, gjë që kishte rritur vetëbesimin e Duas.

Mirëpo, në moshën 11-vjeçare, këngëtarja kthehet në Kosovë, pasi babai i saj kishte marrë një ofertë pune që s’mund t’a refuzonte. Ajo ishte e lumtur që po kthehej në origjinë dhe një ndër arsyet që e gëzonte ishte që njerëzit do t’a shqiptonin saktë emrin e saj. Megjithatë, shkolla i rezultoi e vështirë, gjithashtu edhe të bërit miq të rinj.

“Isha vajza që flisja shqip me theks anglisht. Nuk merrja nota shumë të mira, sepse të gjithë në Kosovë mësonin kimi dhe algjebër, ndërsa unë isha akoma te thyesat. Ata fëmijë ishin shumë të zgjuar. Më mori kohë”.

Duas i mungoi shumë muzika dhe të këndonte, por kjo mundësi nuk i jepej shumë në Kosovë. Ndaj në moshën 15-vjeçare, ajo i bindi prindërit të shkonte e vetme në Londër, ku jetoi për disa kohë në shtëpinë e një shoqeje. Ajo nuk reshti së provuari të spikatej në muzikë, duke bërë covera të ndryshëm dhe duke promovuar veten kudo, derisa i ra në sy njerëzve të duhur.

E pyetur sa e lidhur ndihet me Kosovën, meqenëse ka shpenzuar kohën më të madhe në Londër, Dua Lipa përgjigjet:

“Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është në ma.fie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë.”- rrëfen këngëtarja shqiptare.