“TETORI ROZË”/ Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të diagnostikohesha me kancer në gji – AlpeGossip
“TETORI ROZË”/ Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të diagnostikohesha me kancer në gji

“TETORI ROZË”/ Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të diagnostikohesha me kancer në gji

“Do të doja të kisha lexuar më shumë trupin tim, do të doja të mos e kisha injoruar mënyrën se si ndihesha brenda vetes, sepse nuk ndihesha shumë mirë dhe vendosa ta injoroja dhe të kujdesesha për të tjerët në vend të vetes. E di që është çmenduri ta thuash, por një pjesë e imja ndihej e turpëruar.” – Mel Bastien, e diagnostikuar me kancer në moshën 48-vjecare.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të doja ta kisha marrë më seriozisht kontrollimin e gjinjve të mi. Do të doja të kisha ditur se kishte simptoma të tjera të mundshme, përveç gungave. Nuk kisha asnjë gungë, vetëm një gjoks të fryrë me një skuqje të kuqe që e mbulonte atë. Do të doja të mos e kisha injoruar. Kur je e re ndihesh e pathyeshme.” – Caroline Boore, e diagnostikuar me kancer në moshën 34-vjeçare.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të doja të njihja të gjitha mënyrat se si mund të zvogëlojmë shanset për t’u diagnostikuar me kancer dhe ndryshimet e mënyrës së jetesës për të forcuar mendjen dhe trupin tim në një nivel qelizor. Do të doja të kisha njohur efektet shëruese të ushqimeve organike me bazë bimore (për të rritur sistemin imunitar) dhe praktikat e meditimit (për të ndihmuar në lirimin e stresit dhe tensionit).” – Jane Hutchinson.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të doja të kisha kuptuar se si shumë prej gjërave që më stresonin nuk kishin fare rëndësi.” – Sharon Marshall-Green, e diagnostikuar me kancer në moshën 45-vjeçare.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të dija të kisha pasur më shumë qasje në historinë e grave të tjera dhe të kisha parë shembuj më pozitivë të pacientëve me kancer që gjetën lumturinë.” – Emma Campbell, e diagnostikuar me kancer në moshën 39-vjeçare.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të doja të dija që nuk do të ndihesha aq vetëm. Fatkeqësisht kanceri i gjirit te gratë e reja është shumë më i zakonshëm sesa mendojmë. Rrugëtimi im me kancerin më ka lidhur me disa gra mahnitëse që po kalojnë të njëjtat beteja.” – Lizzi England, e diagnostikuar me kancer në moshën 29-vjeçare.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të doja të dija që është ok të mos jesh mirë dhe që kërkon forcë të madhe për të kërkuar ndihmë.” – Nisha Tanna, e diagnostikuar me kancer në moshën 35-vjeçare.

Çfarë do të doja të kisha ditur, para se të

“Do të doja të dija se sa i zakonshëm është kanceri i gjirit tek gratë e reja. Do të doja të kisha ditur si të ngrija zërin dhe t’i besoja intuitës sime. Kancerin do ta kisha kapur në fazën e hershme dhe duhet t’i besoja trupit tim. Ne jemi mësuar t’u besojmë njerëzve të tjerë kur bëhet fjalë për trupat tanë më shumë se vetes, por në të vërtetë askush nuk na njeh më mirë se ne.” – Leanne Hughes, e diagnostikuar me kancer në moshën 31-vjeçare.

– Rrëfime të bëra nga gra të diagnostikuara me kancer për Lynsey Addario, fotoreporteren fituese të Çmimit Pulitzer, në bashkëpunim me dizajneren britanike Stella McCartney për Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.