Fotografi akuzon Top Channel: “Më ka shkelur të drejtat! Merr dhe përdor foton time pa leje!” – AlpeGossip
Fotografi akuzon Top Channel: “Më ka shkelur të drejtat! Merr dhe përdor foton time pa leje!”

Fotografi akuzon Top Channel: “Më ka shkelur të drejtat! Merr dhe përdor foton time pa leje!”

Të drejtat e autorit kanë shkaktuar gjithmonë debat në vendin tonë, por këtë herë ai që ka shkelur të drejtat nuk është një individ, por një institucion.

Bëhet fjalë për Top Channel, i cili është akuzuar nga fotografi i televizionit Klan se ka përdorur foton e këtij të fundit në spektaklin e humorit, Portokalli.

Neritan Lula ka shpërndarë në Facebookun e tij një foto të Kuvendit dhe të njejtën foto të përdorur gjatë Portokallisë, ku duket hapur ngjashmëria.

“Kur një tv ‘konkurent’, ‘mbrojtesi’ më i madh i të drejtave të autorit, përdor foton tënde, pa të drejtën e autorit”, – shkruan fotografi në rrjetin social.

Nuk dihet akoma nëse do të merren masa administrative apo penale për këtë ose çështja do të shkojë deri në gjykatë, por këtë pritet ta mësojmë në ditët në vijim.