PAS LAJMIT TË PAPRITUR TË FEJESËS/ Fotot zbulojnë unazën me diamant të aktores së famshme – AlpeGossip
PAS LAJMIT TË PAPRITUR TË FEJESËS/ Fotot zbulojnë unazën me diamant të aktores së famshme

PAS LAJMIT TË PAPRITUR TË FEJESËS/ Fotot zbulojnë unazën me diamant të aktores së famshme

Fansat e saj u shokuan kur në mënyrë të papritur u njoftua se aktorja e famshme është fejuar me të dashurin e saj, me të cilin është në një lidhje prej tetë muajsh.

Tani po qarkullon një foto që dyshohet se tregon unazën e ndritshme të fejesës së Jennifer Lawrence.

Fotoja mësohet se është bërë para se të konfirmohej lajmi i fejesës me drejtorin e një galerie arti në Nju-Jork, Cooke Maroney.

Ky imazh është realizuar gjatë një darke që çifti shijoi në janar në një restorant, ndërsa lajmi për fejesën u zyrtarizua të martën, më 5 shkurt.

Nga ana tjetër dyshja u dallua për herë të parë pas lajmit të fejesës mbrëmjen e djeshme. Jennifer dhe Cooke po ktheheshin në apartamentin e saj në Nju-Jork, pasi shijuan bashkë darkën.