Gjashtë muaj pas dasmës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po planifikojnë fëmijën e parë – AlpeGossip
Gjashtë muaj pas dasmës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po planifikojnë fëmijën e parë

Gjashtë muaj pas dasmës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po planifikojnë fëmijën e parë

Lajmi se Marina Vjollca mund të jetë shtatzënë, u përhap me shpejtësi para disa ditësh, nisur nga mungesa e postimeve të saj në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohej diçka e tillë. Edhe pse personalisht ajo ka heshtur, një nga miqtë e saj të ngushtë e mohoi si lajm.

Por burime pranë çiftit më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, që u martuan para gjashtë muajsh, tregojnë se në rastin Marina-Getoar «ku ka zë, nuk është pa gjë». Miq të tyre kanë pohuar se në fakt çifti ka planifikuar sjelljen në jetë të fëmijës së tyre të parë dhe janë në pritje të asaj që fati mund t’u rezervojë.

 

Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit «C’est la vie», po i dedikohet një jete të qetë larg preokupimeve dhe lodhjes që shkakton ritmi intensiv i punës në televizion. Ajo madje nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale muajt e fundit dhe në ndonjë postim të rrallë ka bërë autoironi, duke e konsideruar veten «shtëpiake të dëshpëruar». E pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.

Madje, Marina edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Videoja më e fundit që Marina postoi në “Instagram” ishte ajo nga ballkoni i shtëpisë në zonën «Kodra e diellit», që tregon faktin se ajo po kalon shumë kohë duke u relaksuar në shtëpi.

Madje, këto kohë kanë munguar fotot nga udhëtimet e shpeshta të çiftit në destinacione të shtrenjta, siç bënin vitet e fundit. Për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, Getoari vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Por martesa duket se e ka larguar paksa Getoarin nga karriera muzikore, pasi i ka rralluar produksionet e tij.

Së shpejti pritet të dalë bashkëpunimi me mikun e vjetër Flori Mumajesi, ndërkohë që për Marinën asnjë projekt televiziv nuk bëhet i ditur deri tani. Mediat e konsideruan lëvizje të gabuar largimin e saj nga «Top Channel» për në «Tv Klan», duke qenë se pas mbylljes së «C’est la vie», asaj nuk iu propozua asnjë format i ri nga ky televizion. Mesa duket, Marina këtë periudhë pauze do e shfrytëzojë për të zgjeruar familjen e re me një bebe.