E DASHURUAR KOKË E KËMBË/ Adelina bën dedikimin më të ëmbël për burrin – AlpeGossip
E DASHURUAR KOKË E KËMBË/ Adelina bën dedikimin më të ëmbël për burrin

E DASHURUAR KOKË E KËMBË/ Adelina bën dedikimin më të ëmbël për burrin

Një vit më parë këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina Tahiri i dha fund beqarisë në një ceremoni private me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov. Lidhja e tyre u komentua gjatë në media dhe nga fansat dhe për muaj më radhë këngëtarja nuk publikonte foto me bashkëshortin.
Mirëpo, që pasi dyshja u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Jon, Adelina ka qenë shumë aktive dhe ka publikuar foto dhe video nga përditshmëria e saj me bashkëshortin dhe djalin.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja bjonde e ka mbyllur natën me një foto ku shihet së bashku me Serjozan të dy të veshur me pizhame, teksa i shprehë atij publikisht dashurinë.

“Dashuria”, ka shkruar Adelina pranë pamjeve ku duket e buzëqeshur dhe e lumtur pranë biznesmenit maqedonas.