“FILLIMISHT PAGUANI…”/ Zbuloni mënyrat si mund të ruani para pa hequr dorë nga gjërat që doni – AlpeGossip
“FILLIMISHT PAGUANI…”/ Zbuloni mënyrat si mund të ruani para pa hequr dorë nga gjërat që doni

“FILLIMISHT PAGUANI…”/ Zbuloni mënyrat si mund të ruani para pa hequr dorë nga gjërat që doni

Kur bëhet fjalë për para, të gjithë kanë probleme. Disa kanë probleme me menaxhimin e tyre, e ndërsa disa të tjerë me fitimin. ‘Bright Side’ ka zbuluar disa mënyra se si mund të ruani para, duke mos hequr dorë nga gjërat doni të bëni.

Fillimisht, paguani të gjitha borxhet apo detyrimet. Më pas 20% të rrogës tuaj ruajeni ose investojeni diku. Kjo është pjesa që nuk duhet të harxhoni, ndërsa 80% të rrogës mund ta përdoni në gjërat që doni.
Një metodë tjetër është duke ruajtur 10% të parave tuaja. Një përqindje kaq e vogël, nuk mund të ndikojë negativisht.

Metoda e ndarjes së parave, ka të bëjë me përgjysmimin e tyre. Gjysma e parave përdoret për gjithçka që ju nevojitet, gjysma shkon në bankë. Kur ju mbarojnë paratë ‘cash’, drejtohuni bankës.
Ndani paratë e juaja në 4 zarfa dhe shënoni mbi to arsyen e përdorimit.

Kur keni nevojë, merrni një dhe përdoreni, por në momentin që e harxhoni, ju duhet të hiqni dorë nga diçka, si përshembull argëtimet apo blerjet jo shumë të nevojshme. Nëse ju mbeten para, mund t’i ruani ose t’i harxhoni në çfarë të doni.