FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luana dhe Marina i bëjnë nënës dhuratën marramendëse – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luana dhe Marina i bëjnë nënës dhuratën marramendëse

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luana dhe Marina i bëjnë nënës dhuratën marramendëse

Mbrëmjen e djeshme, motrat Vjollca janë mbledhur në një festë gjigande për të festuar ditëlindjen e nënës së tyre, Maria. Dy moderatoret e njohura, Luana dhe Marina, kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video nga darka familjare ku shihen së bashku me nënën e tyre duke festuar.
Ditën e sotme, mamaja e dy prezantueseve ka shpërndarë në profilin e saj disa video dhe pamje nga festa ku dhe ka zbuluar për të gjithë dhe dhuratën madhështore që vajzat dhe mbesa i kanë blerë.

Në videon e shpërndarë nga Maria, shihet një makinë e zezë e mbuluar me një kordele të kuqe, ndërkohë që në pamjet e tjera vajzat kanë hipur në makinë së bashku me nënën e tyre e cila po e ngiste.
“Mrekullia, dashuria, jeta ime ju që më uroni me kaq mirësi, dashuri e vlerësim në rrugën time të jetës. Përmbledhur një tortë gjigante në vrapin e rrugëtimit tim dhe me emocion të papërballueshëm! Tani më thoni ndalo vrapin, relaksohu dhe shijo makinën, dhuratën me zemër plot! Faleminderit jeta ime.”, ka shkruar pranë videos, ku shihet e përlotur nëna e Marinës dhe Luanës.