“E DUA BURRIN BOS”/ Mevlan Shaba reagoan pas deklaratës së Antonela Berishës: Hapni sytë çuna… – AlpeGossip
“E DUA BURRIN BOS”/ Mevlan Shaba reagoan pas deklaratës së Antonela Berishës: Hapni sytë çuna…

“E DUA BURRIN BOS”/ Mevlan Shaba reagoan pas deklaratës së Antonela Berishës: Hapni sytë çuna…

Pak ditë më parë, Antonela Berisha, bëri një deklaratë që i habiti të gjithë si dhe u komentua gjatë në rrjet.

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, u shpreh ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-konkurrenti i programit të dashurisë, Mevlan Shaba, me të cilin Antonela ka pasur disa takime kur ishin pjesë e emisionit.

Mevlani nuk ka përmendur emra në postimin e tij në “Instastory”, por duke pasur parasysh deklaratën e Antonelës dhe shkrimin që ai ka postuar, është lehtësisht e kuptueshme se vjen si një “thumb” ndaj fjalëve të ish-banores së “Big Brother VIP”.

“Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja”, shkruan Mevlani.

“E dua burrin bos”/ Mevlan Shaba reagoan pas deklaratës së

Ndërkohë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Antonela vendosi që të sqaronte dëshirën për burrin “bos”. I ftuar ishte gjithashtu edhe Albatros Rexha, i cili menjëherë nxori portofolin e tij dhe i tha që të numërojë paratë.

“S’ peshoka shumë”, u shpreh ish-konkurrentja e “Për’puthen” duke qeshur.

Jo vetëm kaq por Antonela tregoi se djemtë me të cilët ka dalë më herët nuk kanë patur të ardhura të larta ekonomike. Gjithashtu, ajo tha se dëshiron të ardhura të larta që fëmijëve të saj në një të ardhme, mos t’u mungojë gjë.

“Mendoj që fëmijëve të mi të mos iu mungojë asgjë. Kjo është ajo që e mendojnë shumë vajza, por unë kam guximin ta them me zë të lartë”, tha ajo.