I DETYROHET 300 MIJË DOLLARË/ Janet Jackson paditet nga ish-menaxheri – AlpeGossip
I DETYROHET 300 MIJË DOLLARË/ Janet Jackson paditet nga ish-menaxheri

I DETYROHET 300 MIJË DOLLARË/ Janet Jackson paditet nga ish-menaxheri

Janet Jackson dhe vëllai i saj Randy Jackson janë duke u përballur me një padi nga ish-menaxheri i turneut muzikor, i cili pretendon se i detyrohen 300.000 dollarë.

Danny O’Donovan ka ngritur padi kundër Janet dhe Randy, duke pretenduar se ata e punësuan në  vitin 2016 për të qenë menaxheri i turneut të këngëtares ‘State of the World’.

TMZ raporton se fillimisht bashkëpunimi i tyre nisi mirë, por gjithçka mori kthesë tjetër.

Sipas dokumenteve ligjore, Jackson duhet të paguante O’Donovan 25 mijë dollarë në muaj për punën e tij në turne, që zgjati 17 muaj.

Ai u pagua me shumën e premtuar vetëm në 5 muajt e parë. Por më pas nuk u pagua për punën që bëri në 12 muajt që pasuan.

‘State of the World’ ishte turneu i tetë i 52-vjeçares për promovimin e albumit të saj të 11-të, Unbreakable, të vitit 2015.