Çfarë i bashkon Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës? (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë i bashkon Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës? (FOTO)

Çfarë i bashkon Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës? (FOTO)

Ish-missi i parë shqiptar Valbona Selimllari është një nga femrat më të bukura të vendit tonë. Ajo është mjaft aktive në ekran, ku merr pjesë në emisione të ndryshme e si pasojë është kthyer edhe në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Ajo shpeshherë publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregon nga jeta e saj profesionale e ajo private. Së fundmi Valbona ka publikuar një foto ku shfaqet me ish-bashkëshorten e Ermal Hoxhës, Sonila Caushi.

Dy shoqet që janë njohur teksa ishin në Miss Albania, kanë qenë të dielën në sheshin “Skënderbej”, duke ndjekur nga afër koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora.

Kujtojmë se Sonila nga martesa e parë me Ermalin ka një djalë 18-vjeçar, Rei. Ndërsa tani Caushi e cila punon si drejtoreshë marketingu, është e martuar me Eptan Lohjen, aktorin që ka luajtur rolin e Mirit në filmin shqiptar “Në shtëpinë tonë.

Ndërsa nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është i martuar me këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe kanë një vajzë.

PANORAMA PLUS