Rrëfimi prekës i Nicole Kidman: Unë dhe Tom Cruise kemi humbur dy fëmijë… – AlpeGossip
Rrëfimi prekës i Nicole Kidman: Unë dhe Tom Cruise kemi humbur dy fëmijë…

Rrëfimi prekës i Nicole Kidman: Unë dhe Tom Cruise kemi humbur dy fëmijë…

Në një distancë prej thuajse tridhjetë vjetësh, vjen një rrëfim shumë prekës nga aktorja Nicole Kidman, i cili daton që në kohën e martesës me Tom Cruise. Ishte viti 1990 kur ajo ishte vetëm 23 vjeç, moshë kur humbi fëmijën e saj të parë, me një shtatzëni jashtë mitre. Ndërsa në vitin 2001 ajo bëri një abort spontan. Nicole e ka treguar dramën e jetës së saj për herë të parë për revistën britanike “Tatler”.

“Të bërit nënë ka qenë një udhëtim i gjatë e i dhimbshëm, por një mrekulli. Humbja që ndjen pas një aborti është diçka që ne nuk e flasim mjaftueshëm, por është një dhimbje e jashtëzakonshme.” – është shprehur Kidman.

Ajo ka adoptuar dy fëmijë në vitin 1992, Isabellan dhe Connor në 1995-ën. Ndërsa me burrin e dytë Keith Urban ajo ka dy fëmijë, Sunday Rose e cila lindi në vitin 2008 dhe Faith Margaret në vitin 2010 (nga një nënë surrogate).

Duket se kohët e fundit aktorja ka gjetur qetësin që nuk po e gjente për një kohë të gjatë.

“Me Keith jemi një familje shumë e afërt dhe në shtëpi flasim për çdo gjë. E kemi marrë shumë seriozisht përgjegjësinë e të qenurit prindër dhe jemi të hapur në bisedat me fëmijët tanë.” – shprehet aktorja.