“KAM VESHUR FUSTANE, POR…”/ Grimieri shqiptar flet hapur: Thjesht për qejf, për… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“KAM VESHUR FUSTANE, POR…”/ Grimieri shqiptar flet hapur: Thjesht për qejf, për… (FOTO+VIDEO)

“KAM VESHUR FUSTANE, POR…”/ Grimieri shqiptar flet hapur: Thjesht për qejf, për… (FOTO+VIDEO)

Dario Doka është tashmë një nga grimierët më të njohur në Shqipëri dhe shumë i komentuar në media e rrjete sociale. Ai ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku u diskutua mbi lajmin e një inxhinieri gjerman, baba i tre fëmijëve i quajtur Mark Bryan, që shkonte në punë i veshur me funde dhe fustane.

Dario tha se nuk është pro që të ekspozohet me të tilla veshje. Por pyetjes së Bietës nëse ka veshur funde apo fustan për qejf në shtëpi, grimieri iu përgjigj pozitivisht dhe shtoi se të gjithën e ka bërë për gallatë.

“Unë kur e pash më erdhi çudi, më shkoi mendja që ishte gay, por kur e pash që nuk ishte thash okay. Zakonisht shkon kjo mendja, unë nuk vishem, por lyhem bëj make up, jo gjatë ditës, sepse jam artist, prapë gjykohem paragjykohem. Por ka qenë dhe në kohën e atëhershme meshkujt vishnin fustanella. Nuk është ligj që një mashkull duhet të veshë patjetër pantallona dhe bluzë. Unë vetë nuk vishem, vetëm nëse do të bëj ndonjë transformim për video. Po ndonjëherë në shtëpi, para pasqyrës. Për qejf normal. Thjesht për qejf, për gallatë. Por nuk ndihem rehat me atë veshje, nuk jam vetvetja”, tha Dario.