ME PUSHIME NË DUBAI/ Ledina Çelo i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit (FOTO) – AlpeGossip
ME PUSHIME NË DUBAI/ Ledina Çelo i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit (FOTO)

ME PUSHIME NË DUBAI/ Ledina Çelo i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit (FOTO)

Ditët e fundit këngëtarja shumë e dashur për publikun e që po i mungon skenës, Ledina Çelo ndodhet me pushime në Abu Dhabi në Dubai me familjen e saj.

 

Nga atje Ledina ka postuar foto që kanë tërhequr shumë vëmendje, por postimi më i veçantë është ai ku shfaqet me bashkëshortin.

Këngëtarja i ka kushtuar një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, Naim Kabashi duke e cilësuar baba të shkëlqyer.

 

“E vetmja gjë më e mirë sesa të kem ty si burrin tim, janë fëmijët tanë që të kanë ty si babanë e tyre”,shkruan Ledina.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve dhe jetojnë prej vitesh në Gjermani.