“MË HODHËN KARTA KREDITI SE MBARUAN LEKËT”/ Ylli Baka tregon ngjarjen e pazakontë: Ç’e do, janë… – AlpeGossip
“MË HODHËN KARTA KREDITI SE MBARUAN LEKËT”/ Ylli Baka tregon ngjarjen e pazakontë: Ç’e do, janë…

“MË HODHËN KARTA KREDITI SE MBARUAN LEKËT”/ Ylli Baka tregon ngjarjen e pazakontë: Ç’e do, janë…

Këngëtari ka treguar se çfarë i kanë hedhur në dasma kur u kanë mbaruar lekët.

Ylli Baka ka treguar detaje të reja në lidhje me jetën e tij dhe me të pathënat që mund të ndodhin gjatë koncerteve apo dasmave ku ka qenë i ftuar. I gjendur përpara makinerisë së të vërtetës në emisionin “3shat”, Baka tregoi se në një dasmë i kanë hedhur karta krediti.

“Të ka ndodhur që njerëzit të të kenë hedhur ndonjë send personal pasi u kanë mbaruar lekët? Ndonjë orë, ndonjë varëse floriri ndonjë gjë?”- e pyeti Bora Zemani.

“Në fakt jo, s’kam kapur gjëra të tilla. Më ka ndodhur që kanë hedhur kartat e kreditit se u kanë mbaruar lekët, por ç’i do?! Janë pa vlerë ato, s’të hyjnë në punë,”– tha Ylli.