“Të plakur, por me këngë të reja”. ABBA rikthehet pas 35 vjetësh: Na u duk sikur... - AlpeGossip
“Të plakur, por me këngë të reja”. ABBA rikthehet pas 35 vjetësh: Na u duk sikur…

“Të plakur, por me këngë të reja”. ABBA rikthehet pas 35 vjetësh: Na u duk sikur…

ABBA ka regjistruar një këngë të re për herë të parë pas 35 vjetësh, dhe është menaxheri i tyre Gorel Hanser që jep lajmin.

Grupi thotë në një deklaratë: “Vendimi për të ecur para me projektin emocionues të turneut të ABBA ka një pasojë të papritur. Të katërt ndjemë që pas 35 vjetësh, do të ishte interesante të bashkonim forcat prapë dhe të shkonim në studion e regjistrimit.Pra, kështu bëmë”.

“Na u duk sikur koha kishte ndalur, dhe ishim larg vetëm për një pushim të shkurtër. Një përvojë shumë e lumtur”, vijon grupi legjendar.

Ata bëjnë të ditur se do të jenë dy këngë të reja, njëra prej tyre “I still have faith in you”, do të performohet në një prodhim të veçantë televiziv të NBC dhe BBC që synon ta transmetojë në dhjetor. “Ne jemi plakur, por kënga është e re. Dhe ndjehemi mirë”, thonë më tej ata.

Vetëm dy ditë më parë fansat u lumturuan pa masë kur dëgjuan se ABBA do të rikthehet, por nuk do të shohin vetë këngëtarët live, por animime digitale të tyre.