Tragjike! AVICII ka vrarë veten se nuk ia dilte dot më? Familjarët japin detajet e trishta… – AlpeGossip
Tragjike! AVICII ka vrarë veten se nuk ia dilte dot më? Familjarët japin detajet e trishta…

Tragjike! AVICII ka vrarë veten se nuk ia dilte dot më? Familjarët japin detajet e trishta…

Vdekja e AVICII-t po kthehet në një mister të vërtetë, dalin detaje të reja nga familjarët.

Para pak ditësh ndërroi jetë një nga DJ më të mirë Avicii i cili i ka dhuruar shumë hite të bukura botës së muzikës. Por një deklaratë prekëse ka ardhur nga të afërmit e Avicii-t, ku tregojnë edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. “Ai ishte një shpirt i brishtë i cili nuk mund të vazhdonte dot më”, – shkruhej ndër të tjera në këtë deklaratë duke treguar se DJ i njohur bëri vetëvrasje.

Sipas të afërmve të Avicii-t emri i vërtet i të cilit është Tim Bergling u shprehën se fatkeqësisht ai vrau veten dhe la edhe një letër lamtumire. Në deklaratën e të afërmve shkruhet:

“Timi ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt artistik i brishtë që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale. “Një perfeksionist mbi arritjen që udhëtoi dhe punoi shumë me një ritëm që çoi në stres ekstrem. Kur ai ndali turnet, ai donte të gjente një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të ishte në gjendje të bëntë atë që ai donte më së shumti – muzikën. Ai me të vërtetë luftonte me mendimet për kuptimin, jetën, lumturinë. Ai nuk mundi të vazhdonte më.”, shkruan prestigjozia Mirror.