“ÇAMARROKU” I FIFIT/ Këngëtarja ka një nip që çdo teze do të çmendej pas tij – AlpeGossip
“ÇAMARROKU” I FIFIT/ Këngëtarja ka një nip që çdo teze do të çmendej pas tij

“ÇAMARROKU” I FIFIT/ Këngëtarja ka një nip që çdo teze do të çmendej pas tij

Sipas studimeve, tezet luajnë rolin më të veçantë në jetën e fëmijëve. Shpesh, gjatë periudhës së rritjes, të vegjëlit i konsiderojnë ato si nëna të dyta, shoqe të ngushta ose si shembujt më të mirë për t’u ndjekur.

Prindërit i edukojnë dhe i këshillojnë fëmijët, gjyshërit i llastojnë, ndërsa tezet marrin përsipër t’i bëjnë të gjitha këto bashkë, vetëm për hir të nipit ose mbesës. Duke treguar dashurinë tipike të tezes, Fifi ka ndarë së fundmi në rrjet foto e video me nipin e saj. Një ‘çamarrok’ nga ata që ta vjedhin zemrën sapo i sheh për herë të parë: flokët e verdhë me kaçurrela dhe sytë bojëqielli nuk mund të mos të bëjnë për vete.

“Nipin më të mirë nga të gjithë e ka Fifi. Aniku i tezes”, ka shkruar këngëtarja, e cila siç i ka hije një tezeje të vërtetë, është krenuar pafund me vogëlushin. Duke udhëtuar sëbashku me makinë, muzika e Threedots e ka shoqëruar dyshen rrugëve të Prishtinës. Me “Oj Lulije” në sfond, performanca e Anikut dhe Fifit me siguri do të kthehet në të preferuarën e Brunos dhe Klajdi Harunit. Dhe jo më kot!

Me një bukuri si Aniku meriton të realizohet një klip i ri nga fillimi, në fund. Djemtë madje, bëjnë mirë ta marrin në konsideratë…