U habitëm me Amin pas lindjes, moderatorja tregon sekretin! Vajza provojeni dhe ju – AlpeGossip
U habitëm me Amin pas lindjes, moderatorja tregon sekretin! Vajza provojeni dhe ju

U habitëm me Amin pas lindjes, moderatorja tregon sekretin! Vajza provojeni dhe ju

Vetëm dy muaj më parë Amarda Toska solli në jetë vajzën e saj, Sian, e cila që në ditën e parë të lindjes rrëmbeu zemrat e të gjithëve. Pas lindjes të së bijës, Ami i është përkushtuar tërësisht rritjes së saj dhe djalit, Joelit.

Por pavarësisht kujdesit ndaj fëmijëve të saj, Ami nuk harron të kujdeset për pamjen e saj dhe linjat trupore. Edhe pse dy herë mami, moderatorja është në super formë.

E për këtë të gjithë jemi kuriozë të dimë se ku qëndron sekreti i linjave të saj perfekte. E këtë na e ka zbuluar vetë Ami.

Nëpërmjet një video-live në “Instagram”, moderatorja e njohur na ka treguar të gjithëve se mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me aktivitet fizik. E veshur sportive dhe pa grim, Ami ka dalë për vrap në natyrë.

Padyshim aktiviteti sportiv është pika kyçe për një fizik të shëndetshëm… Ami sapo na tregoi sekretin!