Demat kapen nga brirët, kurse Sokol Balla e Blendi Fevziu nga diçka tjetër – AlpeGossip
Demat kapen nga brirët, kurse Sokol Balla e Blendi Fevziu nga diçka tjetër

Demat kapen nga brirët, kurse Sokol Balla e Blendi Fevziu nga diçka tjetër

Kokë më kokë, thuajse një jetë. Çdo të enjte, në orën 21:00 kush do ndiqet më shumë,
programi i njërit apo programi i tjetrit? Blendi Fevziu dhe Sokol Balla nuk kanë hequr
dorë asnjëherë dhe vetëm pak ditë më parë në një intervistë Fevziu e tha atë që të gjithë dinim: “Jam në dijeni se ç`do trajtojë e kë do ftojë programi paralel me mua”, tha ai.

Kështu që konkurrenca për audiencë do vazhdojë të ekzistojë dhe me shumë këmbëngulje madje. Rivalët e përhershëm të televizionit, veç dëshirës për më shumë
popullaritet, famë, karrierë dhe sukses, udhëhiqen edhe nga diçka tjetër. Janë të dy
dem: Sokoli i lindur në 7 maj, pra sot dhe Blendi në 18 maj. E kush i ka dy informacione rreth karakteristika të shenjave zodiakale e njeh mirë këmbënguljen e një Demi. Lëre pastaj kur i vë të luftojnë përballë njëri-tjetrit.