DASMA MË E FAMSHME NË BOTË PËR 2018-ën/ Stilisti i famshëm: Ishte krejtësisht e lirë! – AlpeGossip
DASMA MË E FAMSHME NË BOTË PËR 2018-ën/ Stilisti i famshëm: Ishte krejtësisht e lirë!

DASMA MË E FAMSHME NË BOTË PËR 2018-ën/ Stilisti i famshëm: Ishte krejtësisht e lirë!

Dizajnuesi i njohur, Stefano Gabbana, bëri komentin më të paparashikuar për fustanin e nuses së blogeres, Chiara Ferragni.

Kjo e fundit u martua këtë fundjavë në një dasmë gjigante në Siçili, me partnerin e saj Fedez, e veshur me dy fustane të dizajnuara nga shtëpia e modës, “Christian Dior”.

Dhe mesa duket Gabbana nuk është i pëlqeu dizajni i fustanit, pasi e cilësoi atë si të pavlerë.

Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram dhe mori dhjetëra reagime nga fansat e irrituar.

“E lirë”, komentoi ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.

“Qëkur ke filluar të tallësh?” dhe “Kjo që bëre t’i është e ulët. Të vijë turp”, ishin dy nga komentet që iu drejtuan Stefano Gabbana-s.

Një prej komentuesve i shkruan se, ai reagoi në këtë mënyrë vetëm se është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizajnuar prej tij.

“Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”, i përgjigjet Gabanna.