Fevziu LARGOHET nga “Klan” dhe shkon në “Top-Channel”? Ja çfarë thotë Lori Hoxha për të (FOTO) – AlpeGossip
Fevziu LARGOHET nga “Klan” dhe shkon në “Top-Channel”? Ja çfarë thotë Lori Hoxha për të (FOTO)

Fevziu LARGOHET nga “Klan” dhe shkon në “Top-Channel”? Ja çfarë thotë Lori Hoxha për të (FOTO)

Ka qenë kryefjala e mediave sot lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij “Opinion” nuk do jenë më pjesë e TV Klan, por do të zhvendosen në Top Channel. Një ndryshim që u tha se ka ardhur për shkak të problemeve të gazetarit me Aleksandër Frangaj.

I pyetur nga Alpenews.al nëse janë të vërteta zërat e ndryshëm mediatike rreth një largimi të tij nga ekrani i televizionit kombëtar Klan, drejt një televizioni tjetër kombëtar sië është ai Top Channel, Fevziu tha se “ende nuk kam vendosur” për këtë lëvizja. Çka la të kuptohej se zërat janë të vërtetë.

I pyetur përsëri nga Alpenews.al nëse kjo do të thotë se ai ka patur një ofertë konkrete të cilën po e gjykonte, Fevziu shkoi më tej duke konfimuar se: Po “kam biseduar me Top Channel”.

Ndërkohë “Prive” na ka kthyer pak muaj më parë në festën e 20 vjetorit të Opinion, ku Lori ka qenë e ftuar dhe është pyetur mbi mundësinë e këtij ndryshimi, pra kalimit të Opinion në Top Channel.

“Opinioni është sinonim i Klanit. Kanë ecur gjithë kohës bashkë dhe është karakteristikë e Klanit. Siç kemi ne gjërat tona edhe ata po bëjnë të vetat. Më vjen mirë që televizionet në Shqipëri po bëjnë gjëra të bukura”, është shprehur Lori.

Ndërkohë një detaj tjetër që është vënë re orët e fundit është fakti që faqja e Opinionit në Facebook ka ndryshuar emrin.