Nuk e paskemi ditur, aktorja e njohur shqiptare zbulon dashurinë “e fshehtë” italiane – AlpeGossip
Nuk e paskemi ditur, aktorja e njohur shqiptare zbulon dashurinë “e fshehtë” italiane

Nuk e paskemi ditur, aktorja e njohur shqiptare zbulon dashurinë “e fshehtë” italiane

Esela, prtej 5-vjetësh, e ndan jetën mes Italisë dhe Shqipërisë. Siç tregon ajo, e gjen veten njëlloj në të dyja vendet, në të dyja vendet është si në shtëpi. Kur është në Romë, i mungon Shqipëria, ndërsa kur është këtu, i mungon Roma: “Kam 5 vjet që jam transferuar në Itali. Në të dyja vendet ndihem si në shtëpinë time. Jam transferuar për shkak të dashurisë” – tregon ajo me të qeshur duke shtuar se tashmë është e martuar me partnerin, me të cilin është e dashuruar prej 9 vitesh: “Duke qenë edhe aktor, por nuk e njeh gjuhën shqipe, m’u desh mua që ta bëja sakrificën dhe të shkoj pranë tij.”

Por nuk është keq edhe kështu. Puna e aktorit i jep asaj mundësi të punojë si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. Partneri, tregon ajo, e ndjek pothuaj në çdo shfaqje, madje është nga ata që ka më shumë vlerësim sesa kritika: “Më sheh me sytë e dashurisë”, – thotë me të qeshur aktorja.

Kohën kur është njohur me bashkëshortin, Esela e kujton si periudhën, ndoshta më të vështirë, të jetës akademike. Arsyeja është e thjeshtë – adoleshenca e vonë: “Ne jemi njohur në një takim shkollash teatri. Takimi i përvitshëm, atë vit, bëhej në shkollën e tij. Ai u dashurua me shikim të parë, ndërsa unë isha në një moëment të vështirë, akoma në adoleshencë”, – thotë ajo me të qeshur duke shtuar se bashkëshortit i është dashur shumë këmbëngulje që ta nxirrte nga ‘vorbulla’ në të cilën ishte fokusuar gjatë asaj kohe.

Por ia vlejti. Sot është e lumtur dhe e kënqur me gjërat që ka arritur… Madje, jo vetëm Esela, edhe partneri i saj. Objektivin, akoma nuk e ka arritur. Dëshira më e madhe e saj është të arrijë të triumfojë në tregun italian të kinemasë ose teatrit. Por nuk është edhe aq e thjeshtë. Për momentin, tregon ajo, po përpiqet të krijojë dalëngadalë kontaktet, në mënyrë që, në një të ardhme të shkurtër, të arrijë të bëhet pjesë e ndonjë audicioni e pse jo, prej andej, të fitojë ndonjë rol që t’i hapë rrugën drejt një karriere kinematografike.