“PLASI KEQ”/ Drake dhe partneri i Kylie Jenner kërcënojnë Kanye West familjarisht (FOTO) – AlpeGossip
“PLASI KEQ”/ Drake dhe partneri i Kylie Jenner kërcënojnë Kanye West familjarisht (FOTO)

“PLASI KEQ”/ Drake dhe partneri i Kylie Jenner kërcënojnë Kanye West familjarisht (FOTO)

Zyrtarisht mes familjes West-Kardashian dhe reperit Drake ka plasur lufta.

Kim Kardashian ka paralajmëruar reperin Drake që të mos guxojë të merret me familjen e saj, pas disa mesazheve që publikoi bashkëshorti i saj, Kanye West, i cili pretendonte se Drake e kishte kërcënuar.

Gjithçka nisi fillimisht mes Kanye-s dhe Drake pasi ky i fundit i kërkoi leje reperit që të përdorte një rresht të këngës dhe prodhuar nga West “Say What’s Real”. Duke parë debatet e tyre të hershme, Kanye nuk pranoi, përkundrazi.

Ai shkroi në Twitter një sërë deklaratash ku i kërkonte Drake-ut që të kërkonte falje për diss-in që ka bërë ndaj familjes së tij dhe markës Yeezy. Drake e publikoi këngën “No Stylist”, ku i bënte diss Kanye-s pasi e akuzoi këtë të fundit se i kishte thënë reperit Pusha T për djalin që po e mbante sekret.

Kanye i përmendi Drake-ut edhe blerjen e dy rreshtave të parë në kocertin e Pusha T, ku plasi sherri dhe të pranishmit nisën të gjuanin me shishe birre ndaj reperit.

Pas këtyre postimeve në Twitter, Drake e telefonoi Kanye-n dhe gjërat u dukën sikur u sqaruan por jo. Kanye hyri sërish në Twitter ku shkori se Drake e kishte telefonuar për ta kërcënuar:

“Nëse më ndodh gjë mua ose familjes sime ti je i dyshuari i parë, kështu që leri bisedat prej të forti”, shkruante ai.

Por historia nuk mbyllet me kaq, pasi këtu përfshihet edhe kunati i Kanye-s, Travis Scot. Ky i fundit ka bërë një bashkëpunim me Drake për këngën “Sicko Mode” dhe Kanye është ndjerë i ofenduar. Kanye madje e akuzoi Travis-in se e ka kërcënuar.

Pas gjithë kësaj situate, Kim Kardashian nuk ka duruar më por ka kërkuar nga Drake që t’i qëndrojë larg familjes dhe fëmijëve të saj.

“Drake, kurrë mos e kërcëno bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Ai ka shtruar rrugën që të kishte një Drake”.

“Bashkëshorti im është njeriu më i shkëlqyer dhe më i zgjuar që unë njoh. Ai ka thyer shumë kufij, gjithçka, nga muzika, dizajni i skenës, moda dhe kultura dhe do të vazhdojë të ndryshojë botën”.

 

Deri më tani, Drake nuk i ka kthyer përgjigje ende Kim-it, megjithatë lufta është deklaruar e hapur!