Modelja shqiptare Emina Cunmulaj prej kohësh jeton në Amerikë. Ajo jeton një jetë të lumtur familjare me bashkëshortin e saj Sam Nazarian, me të cilin ka katër vite e martuar, dhe me dy vajzat e tyre.
Emina është shumë aktive në Instagram ku ndan me ndjekësit e saj foto të ndryshme ku përfshihen dhe momente familjare.
Së fundmi modelja ka postuar në Instastoryn e saj, një foto ku duket tamam nuse për shtëpi. Ndonëse Emina është gruaja e një burri shumë të pasur, gjithmonë është treguar modeste. Në foton në fjalë ajo, e veshur me rroba komode, shihet duke pastruar e fshirë ambientin e brendshëm të shtëpisë.