“NË ZYRË GATI PËR…”/ Klajdi Haruni le nam në skenë, s’di asnjë fjalë të këngës (FOTO) – AlpeGossip
“NË ZYRË GATI PËR…”/ Klajdi Haruni le nam në skenë, s’di asnjë fjalë të këngës (FOTO)

“NË ZYRË GATI PËR…”/ Klajdi Haruni le nam në skenë, s’di asnjë fjalë të këngës (FOTO)

Klajdi Haruni është nje këngëtar shqiptar i cili prej disa vitesh po korr suksese të njëpasnjëshme në tregun e muzikës shqiptare. Ai është njëkohësisht shumë aktiv dhe në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me fansat e tij postime të ndryshme. Këngëtari në fjalë vlerësohet shumë nga publiku si për energjinë që përcjell ashtu dhe për vokalin.

 

Së fundmi Klajdi ka shpërndarë në InstaStoryn e tij një lojë “Pyetje-përgjigju” dhe ka shkruar  “Në zyrë gati për pyetjet tuaja”. Me anë të kësaj loje këngëtari iu jep mundësi ndjekësve të tij t’i drejtojnë pyetje të ndryshme dhe njëkohësisht t’iu kthejë përgjigje për gjithçka duan të dinë.

Një ndër ndjekësit e tij e ka pyetur nëse ai e ka harruar ndonjëherë këngën live. “E keni harruar ndonjëherë këngën në live” ka shkruar ai . Klajdi i është përgjigjur duke treguar se njëherë ka kënduar një këngë turke të cilës nuk i ka ditur asnjë fjalë. “Kendoja nje kenge turke qe nuk i dija asnje fjale” , ka shkruar ai. Këto janë gjëra që rastis t’i ndodhin çdo artisti sado profesional që të jetë dhe e sigurt që në momentin e ndodhur e ka vendosur në një siklet të madh artistin. Mirëpo e rëndësishme është që sot ai e kujton duke qeshur.