Humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë/ Kida loton live në emision (VIDEO) – AlpeGossip
Humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë/ Kida loton live në emision (VIDEO)

Humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë/ Kida loton live në emision (VIDEO)

Muajin e kaluar këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite, Kida humbi njeriun më të shtrenjtë gjyshjen e saj. Këngëtarja ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “NIN” ku gjatë emisionit u përlot sapo u përmend gjyshja e saj.
“Gjyshen e kam thirrur nënë. Ajo më ka rritur. Kam pasur një përkrahje shumë të madhe nga ajo që prej fillimit”, u shpreh Kida dhe iu mbushën sytë me lot.

“Ka qenë një person që më ka suportuar shumë. Ka qenë një nga njerëzit që më ka mësuar shumë gjatë jetës dhe më ka bërë të ndihem mirë, si të gjithë gjyshet”, tha Kida.