QUMËSHTI BËN MREKULLI/ Ja 5 arsye për t’a përdorur për fytyrën… – AlpeGossip
QUMËSHTI BËN MREKULLI/ Ja 5 arsye për t’a përdorur për fytyrën…

QUMËSHTI BËN MREKULLI/ Ja 5 arsye për t’a përdorur për fytyrën…

Kleopatra, Mbretëresha E Egjiptit, besohet të ketë pasur një bukuri të pashoqe. Për mirëmbajtjen e saj, thuhet që Kleopatra ishte fanatike e qumështit me të cilin bënte rregullisht banjë.

Qumështi është një burim i pasur i kalçiumit dhe proteinës dhe renditet në ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Qumështi jo i pasterizuar dhe i paskremuar i vjen në ndihmë lëkurës në mënyra nga më të ndryshmet.

Kundër Rrudhave
Me kalimin e moshës, lëkura e fytyrës hollohet dhe humbet elasticitetin.

Rrudhat shfaqen më shpejt ndërsa lëkura vuan pasojat e ekspozimit në diell.

Qumështi përmban acid laktik që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe zbut rrudhat.

Falë qumështit, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e plotë.

Qumështi Për Heqjen E Qelizave Të Vdekura
Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës është e domosdoshme.

Acidi laktik ndihmon në heqjen e tyre pa e dëmtuar më tej lëkurën siç ndodh me eksfoliantët e tjerë me bazë kimike.

Qumështin mund ta vendosni direkt në lëkurë.

Nëse ajo është e yndyrshme, kura me qumësht duhet përdorur 3-4 herë në javë.

Lëkurat e ndjeshme duhet të fërkojnë lëkurën me qumësht një ose dy herë në javë.

Kundër Dëmtimeve Nga Dielli
Ekspozimi në diell shkakton dëme të shumëta në lëkurë.

Një gjë e tillë e hollon lëkurën dhe zbeh elasticitetin e saj.

Acidi laktik zhbën dëmin e shkaktuar nga djelli dhe trash shtresën e jashtme të saj.

Për më tepër, ky acid nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që i jep lëkurës paraqitje të shëndetshme.

Sipas të dhënave , antioksidantët tek qumështi janë shumë të mirë edhe për të lehtësuar dhimbjet nga të djegurat prej diellit dhe inflamacionin.

Qumështi Kundër Njollave
Pigmentimi i lartë i lëkurës, njollat dhe çrregullimet e tjera në paraqitjen e saj vijnë si pasojë e melaninës, një pigment që prish njëtrajtshmërinë e lëkurës.

Sipas të dhënave, qumështi dhe acidi laktik ulin sasinë e depozitave të melaninës në lëkurë duke e zbardhur atë dhe ofruar një paraqitje më të rregullt të saj.

Qumështi Ushqen Lëkurën
Acidi laktik e ushqen lëkurën për aq sa ajo ka nevojë.

Yndyrnat tek qumështi krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën dhe e zbusin atë.

Qumështin mund ta vendosni çdo ditë në lëkurë për një ushqyerje të mirë e të plotë të saj.

Ekspertët thonë se përtej përfshirjes së qumështit në përkujdesjen ndaj lëkurës, njeriu duhet ta pijë atë rregullisht.

Qumështi i skremuar ndihmon kundër akneve dhe konsumi për mbi 3 muaj i tij përmirëson dukshëm paraqitjen e lëkurës.