NUK JENI REHAT KUR FLINI? Këto janë pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit – AlpeGossip
NUK JENI REHAT KUR FLINI? Këto janë pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit

NUK JENI REHAT KUR FLINI? Këto janë pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit

Një gjumë i mirë mbështet trupin tuaj dhe e ndihmon atë për të ndërtuar një sistem të fortë imunitar. Individët që flenë mirë janë më të vëmendshëm, më kreativë, më të shëndetshëm dhe marrin vendime më të mira. Fjetja për 6-8 orë është e nevojshme për një trup dhe mendje të shëndetshme, por në bazë të disa pozicioneve, ju mund të flini më mirë ose më keq.

– Flini përmbys

Fjetja në stomak konsiderohet pozicioni më i keq i gjumit dhe ekspertët rekomandojnë që gradualisht të zhvendoseni në anë, me ndihmën e jastëkëve. E vetmja gjë e mirë e të fjeturit përmbys është se lehtëson gërhitjen. Fjetja në këtë pozicion mund të çojë në dhimbje të shpinës. Gjumi përmbys tendos qafën, e mban kokën në një kënd të papërshtatshëm dhe tërheq barkun poshtë. Gjumi me stomak nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

Pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit

– Flini në një anë

Studimet tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë të flenë në anë. Mund të marrin “pozicionin e fetusit” ose dhe një kënd më të ngushtë. Gjumi në anën e majtë nuk ka të njëjtin efekt si në anën e djathë. Secili ka përfitimet e veta unike, si dhe efekte anësore.

– Ana e djathtë

Gjumi në anën e djathë, lejon që shpina juaj të pushojë në kurbën e saj natyrale, por nëse flini në anën tuaj të djathtë, ju po shtrëngoni të gjithë sistemin kardiovaskular. Ky pozicion shtrëngon mushkëritë dhe kafazin e brinjëve. Mund të pengojë qarkullimin e gjakut, duke bërë që të lëvizni shpesh gjatë natës. Shmangeni nëse mundeni dhe përpiquni të flini në anën tuaj të majtë.

Pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit

– Ana e majtë

Gjumi në anën e majtë sugjerohet edhe për gratë shtatzëna. Bëni kujdes, pasi nëse përkuleni shumë mund të kufizojë frymëmarrjen e thellë.

Pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit

– Flini me një këmbë më lart

Ndërkohë që flini, këmbët kanë tendecë të lëvizin shpesh. Gjumi me një këmbë lart shkakton një lloj pabarazie në trup dhe është i dëmshëm për legenin, madje mund t’ju japë dhimbje shpine.

Pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit

– Flini me shpinë mbështetur në shtrat

Ky është pozicioni më i mirë për të fjetur. Në këtë pozicion, fytyra juaj qëndron thuajse drejt dhe pjesa e prapme e kokës mbështetet në jastëk. Në këtë mënyrë, mbroni fytyrën nga rrudhat që vijnë nga “zhytja” e fytyrës në jastëk dhe krijoni një shpërndarje të barabartë të peshës së trupit në shpinë. Ky pozicion nuk është i mirë për njerëzit që gërhasin. Gryka dhe stomaku tërhiqen nga graviteti, gjë që e vështirëson frymëmarrjen, duke bërë të gërhisni më shumë.

Pozicionet më të mira dhe më të këqija të gjumit