Mjekët ngrenë alarmin: “Telefonat po shkatërrojnë fëmijët tuaj!” – AlpeGossip
Mjekët ngrenë alarmin: “Telefonat po shkatërrojnë fëmijët tuaj!”

Mjekët ngrenë alarmin: “Telefonat po shkatërrojnë fëmijët tuaj!”

Qëndrimi përpara telefonit dhe kompjuterit sjell pasoja të rënda në shëndet. Mjekët paralajmërojnë se qëndrimi me orë të zgjatura si për atë që janë për arsye pune, apo qef, do të sjellë dëmtime të shtyllës kryesore.

Është kryesisht kjo pjesa qafës pra cervikale që duket në forme gunge, C7 pra e cila pëson dëmtime”, – tregon doktor Roland Përgjetani, fizioterapisti për “Top Channel”.

Gjithashtu, qëndrimi ulur për orë të tëra nuk na bën efiçent edhe në punë, pasi shkakton dhimbje të kokës apo të trupit, në varësi të mënyrës sesi e mbajmë trupin.

 “Mund të ketë ose jo dhimbje, por shkakton këputje marrje mendësh, mpirje të gishtërinjve apo dhimbje koke. Ndërsa fëmijët, nuk ankohen për dhimbje, por ata pësojnë asimetri, pra shtrembërime” – thotë fizioterapisti.

Ndaj, mjekët u kërkojnë prindërve të bëjnë kujdes me fëmijët duke i angazhuar në aktivitete sportive për të shmangur qëndrimin gjatë ulur, si dhe të kujdesen për veten, duke bërë ushtrime apo lëvizje, qoftë edhe kur janë në ambientin e punës.