KOMPLOT NGA ISH-E DASHURA/ Këngëtari akuzohet për përdhunim dhe abuzim – AlpeGossip
KOMPLOT NGA ISH-E DASHURA/ Këngëtari akuzohet për përdhunim dhe abuzim

KOMPLOT NGA ISH-E DASHURA/ Këngëtari akuzohet për përdhunim dhe abuzim

Artisti i njohur, Marilyn Manson akuzon ish të dashurën e tij, Evan Rachel Wood për shpifje.

Në një ankesë të depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit të mërkurën, Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, akuzoi aktoren se ka bërë prentendime të rreme. Ai vazhdon ta përshkruajë këtë çështje si “një komplot” për ta rrëzuar nga karriera.

Në padi, thuhet se Wood e paraqiti Manson-in si “një përdhunues dhe abuzues – një gënjeshtër keqdashëse që ka prishur karrierën e suksesshme muzikore, televizive dhe filmike”.

Ajo dyshohet se krijoi një llogari të rreme e-mail për të pretenduar se Marilyn po u dërgonte njerëzve pornografi. Për më tepër, Manson dhe avokati i tij thonë se Wood dhe Gore imitonin një agjent të FBI-së “për të krijuar pamjen e rreme se ‘viktimat’ e supozuara të Warner dhe familjet e tyre ishin në rrezik.”

Këngëtari komentoi padinë. “Do të vijë një moment kur unë mund të flas më shumë për ngjarjet e vitit të kaluar”, shkroi ai. “Deri atëherë, unë do t’i lë faktet të flasin vetë”.

Wood është në realizim të dokumentarit të ri “Phoenix Rising”, që pritet të jepet premierë në HBO më 15 mars.

Filmi, me regji nga Amy Berg, përfshin akuzat e Wood kundër Warner, duke filluar me mënyrën se si ata u takuan kur ajo ishte adoleshente.