NË KARANTINË LARG AFRONËS/ Blero: Nuk është e lehtë por… (FOTO) – AlpeGossip
NË KARANTINË LARG AFRONËS/ Blero: Nuk është e lehtë por… (FOTO)

NË KARANTINË LARG AFRONËS/ Blero: Nuk është e lehtë por… (FOTO)

Këngëtari i njohur Blero ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ai ka treguar se ditët e karantinimit po i kalon larg bashkëshortes pasi ndodhet në Prishtinë, ndërkohë që Afrona është në Zvicër.

Blero shprehet se largësia mes tyre nuk është e lehtë por fatmirësisht komunikojnë me anë të telefonit.
“Koronavirusi ndodhi rastësisht dhe më gjeti këtu, Afronën e ka zënë në Zvicër. Nuk është e lehtë por fatmirësisht kemi telefonat, skypet etj. Si çdo njeri tjetër, duhet të mendoj pozitivisht”, u shpreh ai.

Këngëtari ndodhet në karantinë me një shok të tij. E bija, Tara, është izoluar në Brezovicë bashkë me të ëmën. Përsa i përket planeve pas rikthimit në normalitet, Blero tregon se fillimisht do shkojë të takojë vajzën, më pas do shkojë në Zvicër te Afrona dhe te prindërit në Suedi.