SHOQE NË “BIG BROTHER VIP”/ Habit Arjola: Nuk i kam numrin e telefonit Monikës – AlpeGossip
SHOQE NË “BIG BROTHER VIP”/ Habit Arjola: Nuk i kam numrin e telefonit Monikës

SHOQE NË “BIG BROTHER VIP”/ Habit Arjola: Nuk i kam numrin e telefonit Monikës

Që nga përfundmi i “Big Brother VIP Albania” është diskutuar shumë marrëdhënia midis Monikës dhe Arjolës, që u duk se u kris pas daljes së tyre nga gara.

Shkak është bërë pikërisht spektakli i “Fan Club Big Brother VIP”, ku ra në sy reagimi i Arjolës kundrejt deklaratës së Monikës ku shprehte mirënjohjen dhe dashurinë për të. Ajo u duk e besdisur, duke mos i kthyer të njëjtat fjalë.

Mirëpo, këtë të mërkurë, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola tha se marrëdhënia me Monikën është shumë e mirë, madje ato e kishin lënë të dilnin për të drekuar vetëm në mënyrë që të flisnin gjatë.

Ndërkohë, e kërkuar nga moderatoret për ta telefonuar Monikën aty, ajo tha midis të qeshurash se nuk ja kishte numrin e telefonit. Ajo shtoi se janë shkruar dhe përshëndetur në rrjete sociale.

“Telefonin nuk e kam pasur 3-4 ditë sepse e kam pasur dhe numrin e prishur. Jemi shkruar në Instagram, jemi përshëndetur,” është përgjigjur aktorja.

Ndërkohë, edhe Monika në çdo dalje të sajën publike ka shprehur  se midis saj dhe Arjolës vazhdon shoqëria e krijuar në “Big Brother VIP” dhe se dyshimet për një krisje të mundshme të miqësisë së tyre nuk janë të vërteta.