“FRIKËSON TË ËMËN DERI NË PALCË”/ Oriola bën veprimin e rrezikshëm në mes të Dubait (FOTO) – AlpeGossip
“FRIKËSON TË ËMËN DERI NË PALCË”/ Oriola bën veprimin e rrezikshëm në mes të Dubait (FOTO)

“FRIKËSON TË ËMËN DERI NË PALCË”/ Oriola bën veprimin e rrezikshëm në mes të Dubait (FOTO)

Prej disa ditësh, modelja Oriola Marashi ka udhëruar drejt Dubait, ku po shijon pushimet ekzotike të cilat i ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Pasi dogji rrjetin me bikinit e vogla që i zbulonin një pjesë të gjoksit, ditën e sotme ajo ka ndarë në Instastory disa video ku tregon se po e shijon në maksimum diellin e ngrohtë dhe detin.

Oriola shfaqet duke bërë sërf në ujë, një sport që konsiderohet i rrezikshëm dhe do mjaft kujdes. Ajo është kapur në litarin e një skafi që e tërheq teksa rrëshket mbi ujë dhe videon e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Mirëpo, veprimi i rrezikshëm i Oriolës e ka frikësuar shumë mamanë e saj, e cila i ka shkruar në mesazh:

“Ori të lutem mos më frikëso, të lutem.”

“Mami mos u mërzit, ti e di që jam çuni jot i vogël, ç’ka din kta.”- ka shkruar Oriola në video, duke ju përgjigjur publikisht mamasë së saj.