“PËRJASHTA”/ Roja i Klan-it i ndaloi HYRJEN me pantallona të shkurtra, Ermal Mamaqi bën veprimin EPIK – AlpeGossip
“PËRJASHTA”/ Roja i Klan-it i ndaloi HYRJEN me pantallona të shkurtra, Ermal Mamaqi bën veprimin EPIK

“PËRJASHTA”/ Roja i Klan-it i ndaloi HYRJEN me pantallona të shkurtra, Ermal Mamaqi bën veprimin EPIK

I ftuar së fundmi në emisionin “Provokacija” ishte aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi. Pasi rrëfeu të vërtetën e incidentit me të dashurën e blogerit të famshëm Nasit, duke e konsideruar si një kurth nga ana e saj, Ermali tregoi edhe një skenë qesharake që kishte ndodhur në ambjentet e televizionit Klan.

Aktori rrëfeu se në Klan ka rregulla për kodin e veshjes, të cilat duhet ti zbatojë kushdo.

“Ne në Klan nuk lejohemi të vimë me pantallona të shkurtra. Një ditë kisha një problem me rojën pasi më tha ‘aman mos na bëj me llafe, je me pantallona të shkurta, si t’ja bëjmë se mos mërzitet Sandri’. – tregon Ermali.

“Unë gjeta një nga gratë sanitare, dërgova dikë dhe i thashë më sill një fustan. Ajo më solli një fund që vishej shumë kollaj. Vesha fundin dhe thashë po futem.

“Po ç’është kjo?- më tha roja. “E ke në protokoll që s’lejohet me fund?”- ja ka kthyer Ermali.

“Vesha fundin dhe u futa.”- ka rrëfyer aktori duke qeshur.