“MA LE MUA FAJIN”/ Mimoza Shkodra flet TROÇ për këngën që i dedikoi SELDIT pas ndarjes – AlpeGossip
“MA LE MUA FAJIN”/ Mimoza Shkodra flet TROÇ për këngën që i dedikoi SELDIT pas ndarjes

“MA LE MUA FAJIN”/ Mimoza Shkodra flet TROÇ për këngën që i dedikoi SELDIT pas ndarjes

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra publikoi videoklipin më të ri me titull “Mu ma le fajin”. Kënga u prit mjaft mirë dhe theu rekorde klikimesh brenda 24 orëve, mirëpo teksi i këngës i bëri të gjithë të mendojnë se në fakt ishte një dedikim për Seldin pas ndarjes.

Shumë ndjekës i shkruanin Mimozës se ishin të bindur që kënga e saj kishte lidhje me situatën e kaluar nga vetë ajo, pas ndarjes me partnerin.

“Jo nuk ta fal. Prej teje mësova nuk jemi perfekt. Sa shumë kujtime t’i kthejmë në dhimbje, sot e pranoj se nuk ishim të njëjtë. Mu ma le fajin, sa gabime tek ty gjeta e prap zemër të desha.”, janë fjalët në këngën e Mimozës.

Ditën e sotme, ‘Iconstyle’ ka kontaktuar me këngëtaren, e cila e ka mohuar faktin që kënga e saj e re lidhet me jetën personale.

“Teksti është shkruar nga “2 Step”, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të të kaluarës sime, por nuk fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot.”- është shprehur ajo.