E pyesin “kur do dalë kënga se na plase”, Oriola Marashi jep këtë përgjigje “diplomatike” (FOTO) – AlpeGossip

E pyesin “kur do dalë kënga se na plase”, Oriola Marashi jep këtë përgjigje “diplomatike” (FOTO)

Oriola nuk di vetëm të provokojë me foto “HOT”.

Sa herë që modelja seksi do publikon një foto në llogarinë e saj në Instagram, komentete do të jenë të shumta dhe kur themi të shumta e kemi fjalë për komente pozitive dhe negative bashkë.

Përveç se një vajzë shumë e bukur me një trup për t’u admiruar, Oriola ka edhe një zë të mrekullueshëm pasi ka mbaruar liceun për kanto, e jo më kot Noizy e ka bërë pjesë të grupit të tij “OTR” prej shumë kohësh. Mirëpo gjatë gjithë kësaj periudhë, fansat kanë qenë vazhdimisht në pritje të debutimit të Oriolës, debutim i cili do edhe pak kohë. Të paktën këtë përgjigje ka dhënë ajo kur një fanse e ka pyetur në foton e saj në Instagram “kur do dalë kënga se na plase”.

Oriola është përgjigjur me shumë diplomaci duke i thënë “gjërat e mira dun kohën e vet” që na lë të kuptojmë se modelja seksi po përgatit një këngë “bombë” për të debutuar në treg.
Jemi në pritje!