U SUPRIZUAM/ Moderatorja shqiptare “e dashuruar” me Dua Lipën (FOTO) – AlpeGossip
U SUPRIZUAM/ Moderatorja shqiptare “e dashuruar” me Dua Lipën (FOTO)

U SUPRIZUAM/ Moderatorja shqiptare “e dashuruar” me Dua Lipën (FOTO)

Klea Huta e adhuron këngëtaren Dua Lipa dhe ky nuk është një sekret. Moderatorja e ëmbël e “Top Channel” sa herë që komplimentohet në rrjetet sociale, gjithmonë përgjigjet se ka më të mirë se ajo, duke iu referuar këngëtares së hitit “New Rules”.

Por duket se ëndrra e Klea Hutës është bërë më në fund në realitet. Gjatë koncertit në Romë mbrëmjen e djeshme në nder të Skënderbeut, Klea Huta ka takuar për herë të parë këngëtaren shqiptare. Në profilin e saj në “Instagram”, Klea ka publikuar dy foto bardhë e zi me Dua Lipën, ku shpreh qartë gjithë dashurinë që ka për të.

“E dua” – shkruan Klea Huta, në fotot ku shfaqet duke u puthur në faqe me Duan!

Duket se këtë dashuri të Kleas për këngëtaren shqiptare e aprovon edhe partneri i saj Elgit Doda, i cili i komenton foton me emojin e një zemre.