Arjola Shehu ka qenë moderatore e emisionit “Kush vjen për drekë”.
Pasi u largua nga televizioni “Klan” moderatorja tregoi se ka pasur oferta të ndryshme pune, njërën prej tyre nga “Top Channel.”
Moderatorja simpatike ka rrëfyer se ka pasur një ofertë nga “Top Channel” për të drejtuar një emision gjatë paradites, mirëpo e ka refuzuar.
“Kam refuzuar të drejtoj një program që nuk më përshtatej, pasi u largova nga ‘Tv Klan’. Pata disa propozime të tjera për të bërë një emision paradite. Unë mendoj se nuk është momenti që të ndaloj me formate të tilla. Kam për të përjetuar gjëra të tjera përpara se të bëhem zonjë shtëpie. Ishte një propozim për të qenë në ‘Top Channel’, por nuk u konkretizua në fund fare”, ka pohuar Arjola.
Megjithatë nëse doni të dini përse u largua nga “Klan”-i, Arjola e ka dhënë një përgjigje të sinqertë:
“U ngopa”, i përgjigjet ajo një ndjekëseje që e pyet në Instastory.
Së fundmi moderatorja i është përkushtuar xhirimeve të spektaklit “Netët e klipit shqiptar”.