NGA “KLAN” NË “ORA NEWS”/ Zbulohet emisioni i ri që sjell Valbona Selimllarin në ekran – AlpeGossip
NGA “KLAN” NË “ORA NEWS”/ Zbulohet emisioni i ri që sjell Valbona Selimllarin në ekran

NGA “KLAN” NË “ORA NEWS”/ Zbulohet emisioni i ri që sjell Valbona Selimllarin në ekran

Një projekt shumë interesant do të risjellë Valbona Selimllari nën logon e “Ora News”.

Bukuroshja shqiptare prezantoi sot në mbrëmbje emisionin e ri që do ta rikthejë në ekran dhe që titullohet “Ma jep dorën”.

E ftuar në “Tempora”, Valbona tha se ky emision u vjen në ndihmë personave në nevojë, të papunëve për të pasur një mundësi për të ecur para, por edhe fëmijëve që nuk janë shkolluar.

Valbona ka vendosur që sërish t’u shtrijë dorën atyre që sot kanë më shumë nevojë, me projektin e saj të ri që do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Ish-miss Shqipëria premtoi shumë emocione dhe lot, por gjithnjë me fund të lumtur!