A KA MENDUAR TË PËRDORTE DHUNË FIZIKE NË BB VIP? Kristi habit me deklaratën: E kam potencialin… – AlpeGossip
A KA MENDUAR TË PËRDORTE DHUNË FIZIKE NË BB VIP? Kristi habit me deklaratën: E kam potencialin…

A KA MENDUAR TË PËRDORTE DHUNË FIZIKE NË BB VIP? Kristi habit me deklaratën: E kam potencialin…

Një nga emrat më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP” ka qenë edhe ai i Krist Aliajt, i cili dje ka dhënë një intervistë vetëm për TAR nga Adi dhe Salsano.

Kristi foli për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës.

Pjesë nga intervista:

E priste Kristi impaktin e madh që kishte krijuar jashtë ‘Big Brother VIP Albania’?

Impakti që ka patur jashtë, shumica e kuptoi kur dolën. E panë që kanë ndryshuar shumë gjërat. Do them me plot naivitet unë thoja gjithmonë që nuk e kisha idenë që mund te kem fansa, imagjino për të tjerët. Më erdhën shumë gjëra në të njëjtën kohë, bëhet shumë e vështirë. Kuptova që Shqipëria me të vërtetë është vend shumë ndryshe, kjo e shton konfuzionin tim më shumë. Për mua nuk ka lënë trauma, thjesht kam kaluar shumë gjëra negative. Situata që nuk desha t’i dëgjoja që kanë lënë një gjurmë ose është thjesht kjo koha që duhet të përshtatem nga ky ndryshim i madh.

A e ka menduar në ndonjë moment se mund të jetë fituesi i këtij edicioni?

Të them të vërtetën ishte një moment që po e mendoja, pashë që mua në fakt po më shkonin gjërat shumë mirë, kalova shumë sfida personale, familjare, për lojën, romantike, po erdhi një moment që thashë po edhe mundem ta fitoj.

A ka menduar ndonjëherë Kristi të përdorë dhunë fizike në situata të ndryshme brenda shtëpisë?

Në ca momente mund të kisha dhënë ca goditje. Unë e kam potencialin fizik. Mund të kishte dhe ishte shumë logjike madje. Përmbajtja ime tregoi gjëra të tjera.