Pas postimeve depresive, Kallashi zbulon të vërtetën: Ja ç’po ndodh me jetën e saj (FOTO) – AlpeGossip
Pas postimeve depresive, Kallashi zbulon të vërtetën: Ja ç’po ndodh me jetën e saj (FOTO)

Pas postimeve depresive, Kallashi zbulon të vërtetën: Ja ç’po ndodh me jetën e saj (FOTO)

Postimet e fundit nga Kallashi kanë tërhequr shumë vëmendjen këto ditë pasi valltarja shprehej shumë e lënduar dhe sidomos pas videove ku shfaqeshin skena vetëvrasjeje, të gjithë u shqetësuan për gjendjen e saj.

Vetëm një ditë më parë valltarja postoi një video ku thuhej se nuk ishte e lumtur dhe se përbrenda po vdiste. “Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë. E lodhur nga jeta”, thuhej ndër të tjera në videon e postuar nga Kallashi.

Ndërsa sot më në fund ajo ka treguar hapur se çfarë e mundon me anë të disa postimeve në Snapchat ku siç duket Kallashi dashuron dikë të cilin nuk mund ta ketë dhe kjo po e bën të vuajë.

“A nuk është shkatërruese? Ti ta kesh ëndërr e dikush tjetër realitet. Të ka ndodh kjo? Të dashurosh dikë që Zoti e shkroi për dikë tjetër. Të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh”, shkruan Kallashi.