MAMAT “COOL” TË INSTAGRAMIT/ “Torturat” për një foto me vogëlushët e tyre – AlpeGossip
MAMAT “COOL” TË INSTAGRAMIT/ “Torturat” për një foto me vogëlushët e tyre

MAMAT “COOL” TË INSTAGRAMIT/ “Torturat” për një foto me vogëlushët e tyre

Instagrami është kthyer në një album të hapur fotografik ku shfaqim gjithçka tonën. Kryesorja është që në të të postohen foto të bukura dhe të veçanta në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e ndjekësve – sidomos për personazhet publikë.

E kush nuk do donte një foto perfekte, atëhere kur ndriçimi është “on point”, makeup-i “on fleek”, veshja perfekte, por..gjithmonë e ka një por. Ndodh që fotoja e bukur nuk behet pasi ty nuk të pëlqen vetja ose ndodh që asgjë nuk shkon ashtu siç ishte planifikuar për shkak të… fëmijëve.

Këtë gjë e “vuajnë” më së shumti mamatë e Instagramit, ato të cilat përgatiten deri në detaje për të bërë një foto të mirë, por janë gjithmonë fëmijët që gjejnë një mënyrë për t’i thënë “Jo”. Mirëpo fotoja e cila ishte planifikuar gjithsesi postohet se kështu mamat “cool” të Instagramit do i tregojnë miqve, ndjekësve të tyre se jo çdo gjë shkon sipas planit kur ke fëmijë dhe sërish kjo nuk e prish ëmbëlsinë dhe qejfin e një dite të bukur.

Mamatë e njohura shqiptare shpesh herë postojnë në profilin e tyre të Instagramit “torturat” që të vegjlit iu bëjnë për një foto. Në te “News31” kemi shkëputur disa prej tyre të cilat mund ti shihni më poshtë:

Majlinda Zeka me djalin e saj, Roan.

Ledina Celo

Rudina Dembacaj me vajzen Viktoria.

Jonida Aliçkolli me vajzën, Mia.

Elita Rudi dhe djali i saj, Zëri.

 

Jona Spahiu me djalin, Raiden.

Mama të dashura, do vijë edhe koha kur fëmijët tuaj të duan të bëjnë një foto “normale” me ju, thjesht duhet të bëni durim derisa të vegjlit tuaj të mësohen me botën e Instagramit!