U NDA NGA FJOLLA MORINA? Reagon për herë të parë Fisnik Syla dhe kjo FOTO i thotë të gjitha – AlpeGossip
U NDA NGA FJOLLA MORINA? Reagon për herë të parë Fisnik Syla dhe kjo FOTO i thotë të gjitha

U NDA NGA FJOLLA MORINA? Reagon për herë të parë Fisnik Syla dhe kjo FOTO i thotë të gjitha

Fjolla Morina nuk ka qenë aspak aktive në rrjete sociale këto kohë, ndonëse rrjeti ka zier vazhdimisht nga lajmet për të. Së fundmi në media është përfolur edhe se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin Fisnik Syla. Mirëpo ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet dhe ka treguar sot se gjërat po shkojnë më së miri me këngëtaren.

Ai ka publikuar në Instagram një foto me Fjollën dhe përmes saj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Ndërkohë kujtojmë se në muajin prill, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës bëri kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Kërkesa bashkë me materialin përkatës u nis në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi.

Që nga janari Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Mirëpo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, Fjolla ka gjetur mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar në Maldive, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.