U KRITIKUA PËR KËNGËN ME MAJK DHE ERMALIN/ Ghetto Geasy ka një përgjigje për të gjithë – AlpeGossip
U KRITIKUA PËR KËNGËN ME MAJK DHE ERMALIN/ Ghetto Geasy ka një përgjigje për të gjithë

U KRITIKUA PËR KËNGËN ME MAJK DHE ERMALIN/ Ghetto Geasy ka një përgjigje për të gjithë

Para pak ditësh Ermal Fejzullahu zbuloi se ka bashkuar forcat për një bashkëpunim me reperët më në zë të momentit, Ghetto Geasy dhe Majk.

Ermali tha se projekti është gati, sepse xhirimet kanë përfunduar dhe se kënga do të publikohet së shpejti. Në fakt tre artistët e mbajtën fjalën dhe kënga u publikua dje.

Ky projekt muzikor mban titullin “Para Para” dhe fansat mezi po e prisnin sepse kishin pritshmëri të larta të bashkimit të tre emrave më të dashur në botën e muzikës, por në fakt ndodhi e kundërta.

Kënga e re u kritikua nga fansat sepse u tingëllonte shumë përsëritëse dhe e dëgjuar më herët. Gjithashtu fansat u shprehën se ata ishin lodhur duke dëgjuar këngë të njejtë për disa vite me radhë nga artistë të ndryshëm.

Mesa duket reperi Ghetto Geassy ka vendosur të reagojë dhe t’u japë një përgjigje të gjithëve.

Ai ka publikuar disa foto, shkëputur nga xhirimet e videoklipit, krahas së cilave ka shkruar:

“Ai që repovat edhe përmbi tarabuka”, duke nënkuptuar se talenti i tij është aq i madh saqë mund të përshtasë zërin me çfarëdolloj teksti.

Kujtojmë se ata së fundmi publikuan bashkëpunimin e shumëpritur të tyre, “Hajde te baba”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”.

“Hajde te baba” duket se është një diss i fortë për të gjithë reperët e tjerë dhe nuk e dimë se si do e presin ata. Majk dhe Getoari godasin më së shumti reperët e rinj, të cilët i konsiderojnë si fëmijë dhe pilivesa.

Përsa i përket Majkut, kjo do të jetë hera e parë që ata bashkojnë forcat me Ermalin.