KRISTI E PËRCAKTOI NË KUZHINË/ Luizi-Oltës: Nuk kam qejf të më thotë njeri çfarë të bëj – AlpeGossip
KRISTI E PËRCAKTOI NË KUZHINË/ Luizi-Oltës: Nuk kam qejf të më thotë njeri çfarë të bëj

KRISTI E PËRCAKTOI NË KUZHINË/ Luizi-Oltës: Nuk kam qejf të më thotë njeri çfarë të bëj

Me votim të fshehtë banorët kanë votuar që për këtë javë silider i shtëpisë të vendoset Kristi. Kështu Krisiti ka filluar që të ndajë punët e shtëpisë, ku Luizin e ka vendosur në kuzhinë që të gatuaj.

Luizi e ka kundërshtuar dhe është shprehur se nuk do ta bëjë atë punë, pasi që prej fillimit të spektaklit ka qenë jashtë, me pastrimin, kafet e punët e tjera.

Olta: Po ti pse nuk vjen në kuzhinë? A di se me kë je?

Luizi: O s’më intereson. Unë në kuzhinë, me e ditë se jam me 14 shefa kuzhine…

Olta: Pse, nuk di të gatuash?

Luizi: Jo , s’kam qejf me më thanë kush ça me ba.

Olta: Po ti çdo lider që ka folur ke thënë po.

Luizi: Po, kam thënë po për banjot se më ka leverdis mu me qenë me Kejvinën dhe Efin, dhe kam thënë po për barin se kam qenë me Bjordin.

Olta: Po nëse të them unë për kuzhinën dhe se me kë do të jesh, nëse të leverdis…

Luizi: Jo

Olta: Atëherë ti nuk di të gatuash.