“S’MË FOLI PËR TRE DITË”/ Anita Haradinaj tregon momentin në Dance Albania që zemëroi Ramushin – AlpeGossip
“S’MË FOLI PËR TRE DITË”/ Anita Haradinaj tregon momentin në Dance Albania që zemëroi Ramushin

“S’MË FOLI PËR TRE DITË”/ Anita Haradinaj tregon momentin në Dance Albania që zemëroi Ramushin

Anita Haradinaj ka treguar se si e ka pritur bashkëshorti i saj, Ramushi pjesëmarrjen e saj në “Dance Albania”. Ajo u tërhoq së fundmi nga spektakli i kërcimit për shkak të një problemi shëndetësor. Duke folur për këtë eksperiencë, ajo tregoi një rast se si Ramushi s’i foli për tre ditë.

“Në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te ‘DA’, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që ai balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë”, ka thënë ajo në një intervistë për Rudina Magjistarin.

“Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, ‘hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet dhe realisht sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, shtoi më tej Anita.