ME SY TË PËRLOTUR/ Fedez tregon se sapo ka zbuluar një problem të rëndë shëndetësor – AlpeGossip
ME SY TË PËRLOTUR/ Fedez tregon se sapo ka zbuluar një problem të rëndë shëndetësor

ME SY TË PËRLOTUR/ Fedez tregon se sapo ka zbuluar një problem të rëndë shëndetësor

Fedez i ka habitur dhe prekur të gjithë ndjekësit me videot e fundit të publikuara në Instagram. Me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhet, reperi pranon se ka një problem shëndetësor. Edhe pse nuk e tregon me detaje (për momentin) shqetësimin që ka, Fedez shpreson se me këtë video do çlirojë edhe veten.

“E bëj këtë video me shpresën se do më bëjë edhe mua mirë. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet të marr, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova këtë që kam, lexova historitë e të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, u shpreh Fedez.

Reperi nuk kishte publikuar asgjë prej 10 Marsit, gjë që është ca e pazakontë për të, por arsyeja paska qenë e fortë. Më herët, Fedez është diagnostikuar me demyelination që është një gjendje shëndetësore, e cila të çon drejt sklerozës. Nuk dihet nëse problemi i tij shëndetësor lidhet me këtë problematikë, por mbetet për t’u zbuluar.