“MË MUNGON”/ Noyzi bën deklaratën e fortë për Dhurata Dorën, çfarë po ndodh mes tyre – AlpeGossip
“MË MUNGON”/ Noyzi bën deklaratën e fortë për Dhurata Dorën, çfarë po ndodh mes tyre

“MË MUNGON”/ Noyzi bën deklaratën e fortë për Dhurata Dorën, çfarë po ndodh mes tyre

Dhurata Dora është një nga artistet më të komentuara në showbizin shqiptar, e cila është mjaft aktive në projektet e saj muzikore.

Gjatë kësaj jave ajo ka publikuar projektin e saj muzikor me titull “M’ke Mungu” e cila është pritur mjaft mirë nga fansat.

Deri më tani, kënga e saj grumbullon plot 2.6 milionë klikime.

Dhurata ka marrë edhe mbështetjen e kolegëve të saj të cilët e kanë shpërndarë këngën në rrjete sociale, mes tyre edhe reperi i njohur Noyzi.

Ai ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i Dhuratës dhe shkruan: “Më mungon edhe ti gjithashtu”,ku ka treguar se e dëgjon këngën e saj kudo që shkon dhe i pëlqen shumë.